75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 28 Mars 2025 / k.v

Një shofer rrezikon aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, Policia e gjobit me 30 euro (Video)

Një shofer është filmuar duke rrezikuar me qëllim qarkullimin e automjeteve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër Komoranit. Në një moment, ai pothuajse ndalon veturën në mes të rrugës, duke rrezikuar shkaktimin e një aksidenti. 

Pamjet e këtij veprimi të rrezikshëm janë publikuar nga IndeksOnline, ndërsa Policia e trafikut ka reaguar duke gjobitur shoferin me 30 euro për këtë kundërvajtje. 

“Policia e Kosovës në vazhdimësi, me qëllim të sigurisë më të lartë rrugore dhe parandalimit të veprave penale, kundërvajtjeve dhe dukurive negative në trafik, ndërmerr veprime ligjore konform autorizimeve të saj. Njësoj është vepruar edhe në rastin e potencuar nga ana e juaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

Me gjithë gjobitjen e shqiptuar, rasti ka ngritur shqetësime në opinion për sigurinë rrugore dhe nevojën për masa më të ashpra ndaj shoferëve që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik./IndeksOnline/