75 Mall Live Search
15:35 / E Hënë, 31 Mars 2025 / L A

Mensik bën historinë, mposht Gjokoviqin në finalen e Miami Open

Jakub Mensik ka shënuar një fitore të madhe në finalen e Miami Open, duke mundur Novak Gjokoviq, me rezultatin 2 me 0 në sete.

Ky triumf e ka bërë Mensik, tenistin e parë çek që fitoi një titull ATP Masters 1000 që nga Tomas Berdych në 2005.

Në një finale emocionuese që zgjati më shumë se dy orë, Jakub Mensik surprizoi të gjithë, duke mposhtur tenistin serb, i cili konsiderohej favorit i padiskutueshëm.

Seti i parë përfundoi 7 me 6 në favor të Mensik, një rezultat që bëri që të gjithë të mendojnë se mund të kishte një përmbysje.

Por, 19-vjeçari çek nuk u ndal dhe fitoi edhe setin e dytë me të njëjtin rezultat 7:6, për të mbyllur finalen dhe për të fituar trofeun.

Ky sukses historik ka qenë më i madh në karrierën e Mensik, i cili tashmë ka siguruar një shpërblim prej rreth 1.2 milionë dollarësh.

Pas këtij fitimi, ai është aktualisht në vendin e 24-të në renditjen botërore dhe pritet të vazhdojë rritjen e tij në tenisin ndërkombëtar.