75 Mall Live Search
10:43 / E Martë, 01 Prill 2025 / L A

Nuk ndalet Oklahoma, arrin fitoren e 63-të

Mbrëmë Oklahoma City Thunder arriti një fitore të thellë ndaj Chicago Bulls, me rezultat 145-117.

Shai Gilgeous-Alexander ishte lideri i ekipit, duke shënuar 27 pikë dhe duke dhënë 12 asiste.

Në anën tjetër, Jevon Carter realizoi më së shumti pikë te Bulls, 17 sosh.

Kështu, OKC-ja e ka shënuar fitoren e 63-të dhe zë vendin e parë në Konferencën perëndimore të NBA-së.

Nga ana tjetër, në Lindje Bulls zë vendin e 10-të me 33 fitore e 42 humbje.