Kushtrim Mushica: Liga Universitare mund të shërbejë si një urë lidhëse mes të rinjve

Federata e Sportit Universitar të Kosovës dje ka nisur edicioni i ri të ligave universitare.
Rreth 600 garues do të synojnë të bëhen kampionë në sportet e ndryshme, në futsal, basketball 3×3, volejboll në rërë, pingpong dhe shah, shkruan IndeksOnline.
I pranishëm gjatë ceremonisë së hapjes së ligave universitare, ishte i pranishëm edhe Drejtoiri i Sportit në Komunën e Prishtinës, Kushtrim Mushica.
Ai tha se ky është një shembull i mirë se si sporti mund të shërbejë si një urë lidhëse mes të rinjve, duke promovuar shëndetin, ekipin dhe konkurrencën pozitive.
”Dje nisi zyrtarisht liga universitare, duke bashkuar studentë nga e gjithë Kosova në frymën e sportit dhe garës së ndershme. Ky aktivitet është një shembull i mirë se si sporti mund të shërbejë si një urë lidhëse mes të rinjve, duke promovuar shëndetin, ekipin dhe konkurrencën pozitive
Urime organizatorëve për punën e bërë dhe gjithë pjesëmarrësve për angazhimin e tyre. Ishte kënaqësi të isha pjesë e këtij eventi gjithëpërfshirës, që jo vetëm zhvillon talentet e reja, por edhe forcon komunitetin sportiv universitar. Suksese të gjithë garuesve!”, ka shkruar Mushica./IndeksOnline/