75 Mall Live Search
15:35 / E Hënë, 07 Prill 2025 / L A

Arteta me fjalë të mëdha për Ancelottin

Trajneri spanjoll, Mikel Arteta ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.

Arsenalin e tij e pret një ndeshje e vështirë, ku do të përballet ndaj kampionëve në fuqi të Evropës, Real Madridit.

Arteta, madje ka thënë disa fjalë të mëdha për trajnerin italian, Carlo Ancelotti.

“Carlo është një frymëzim. Ai është trajneri me historinë më të bukur nga të gjithë. Të bësh atë që bëri dhe të fitosh kështu, dhe në vende të ndryshme… Më pëlqen ajo që frymëzon me qetësinë që tregon, anën e tij njerëzore dhe në një mjedis që kullon qetësi. Dhe kjo nuk është e lehtë me gjithë presionin që ekziston. Thjesht duhet të dëgjosh lojtarët që kanë qenë me të”, shprehet Arteta.

Kujtojmë se Arsenali, do të zhvillojë superndeshjen e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, në orën 21:00, në “Emirates”./IndeksOnline/