75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / L A

U zëvendësua në mënyrë të papritur, shihni reagimin e Jasir Asanit

Gwangju luajti sot përballë Daegu në kuadër të javës së dhjetë në kampionatin e Koresë së Jugut.

Jasir Asani u njoftua se do të lërë fushën e lojës në minutën e 74-të dhe për këtë nuk u shfaq aspak i kënaqur, duke reaguar në këtë mënyrë.

Një zëvendësim që i erdhi papritur, teksa skuadra e tij po fitonte 2-0.

Daegu ia doli të ngushtojë shifrat, por jo të marrë pikë.

Aktualisht Gwangju mban vendin e tretë.

Asani është kthyer në idhull te ekipi korean.

Pas golave vendimtarë është ndër lojtarët më të preferuar për tifozët.

Sulmuesi i Kombëtares e ka gjetur rrugën e rrjetës tri herë deri tani në kampionatin korean.