Rinis ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës

Pas më shumë se 30 minuta ndërprerje, ka nisur ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.
Ndeshja e parë çerekfinale e play-offit të Superligës, ishte ndërprerë 3 minuta e 30 sekonda pa mbaruar pjesa e parë, pas fyerjeve dhe hedhjeve të gjesendeve në parket, nga tifozët suharekas, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës ka filluar pasi janë larguar nga tribunat një pjesë e tifozëve./IndeksOnline/