Chelsea veçse e siguron gjysëmfinalen e Conference League, fiton bindshëm në udhëtim ndaj Legias

Chelsea është një hap larg kualifikimit në gjysëmfinalen e Conference League.
Skuadra londineze në ndeshjen e parë ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Legia Warsawës, me rezultat të thellë 3-0, shkruan IndeksOnline.
Tyrique George hapi serin e golave, në minutën e 49-të.
Në vazhdim ishte radha e Noni Madueke, i cili shënoi dy gola.
Sulmuesi anglez fillimisht dyfishoi rezultatin në minutën e 57-të, derisa në të 74-tin minut vulosi fitoren e Chelseas.
Blutë e Londrës kanë një komoditet para ndeshjes së kthimit, e cila zhvillohet javen e ardhshme në ”Stamford Bridge”./IndeksOnline/