75 Mall Live Search
22:19 / E Enjte, 10 Prill 2025 / Z S

Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson, autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson, duke ngritur alarmin e autoriteteve në New York.

Sipas reagimeve të shumta në rrjete sociale, është dëgjuar një “tingull i fortë”, në momentin kur avioni është rrëzuar.

Menjëherë njësitë tokësore dhe detare si edhe ekipet e departamentit të Zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes duke kryer një operacion shpëtimi.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja nuk ka viktima apo të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.