Manchester City dhuron spektakel në ”Ettihad”, fiton me përmbysje ndaj Crystal Palace

Manchester City i është rikthyer fitores në Premieligë.
“Cityzens” edhe pse ishin duke humbur nga Crystal Palace me rezultat 0-2, arritën ta përmbysin në 5-2, shkruan IndeksOnline.
Eberechi Eze i dha epërsinë skuadrës mysafire, qysh në minutën e 8-të.
Në minutën e 21-të, Crystal Palace dyfishoi rezultatin me golin e Chris Richards.
Por skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin qysh në pjesën e parë.
Kevin De Bruyne në minutën e 33-të ngushtoi shifrat në 1-2, derisa tre minuta më vonë Omar Marmoush barazoi rezultatin.
Mateo Kovacic i dha epërsinë për herë të parë Manchester Cityt me një supergol të shënuar në minutën e 47-të.
Pas nëntë minutave, James McAtee shënoi golin e katërt, ndërsa fitoren e Cityt e siguroi Nico O’Reilly, me golin e shënuar në minutën e 79-të.
Me këtë fitore Manchester City ngritet në vendin e katërt në tabelë, me 55 pikë, ndërsa Crystal Palace renditet në pozitën e 11-të, me 43 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/