75 Mall Live Search
16:55 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / G T

Prishtina e “shkatërron” Suharekën, ëndërron një vend që çon në Europë

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore të thellë ndaj Suharekës me shifrat 0:4 në javën e 28-të në Superligën e Kosovës.

Golat për ekipin e Arsim Thaqit i shënuan: Ardian Limani (2), Dion Gallapeni, shkruan Indeksonline

Prishtina me këtë fitore shkon në kuotën e 38 pikëve në pozitën e 4-të, duke ëndërruar një vend në garat e UEFA-s.

Kurse, Suhareka në pozitën e 8-të me 32 pikë, duke rrezikuar rënjan nga Superliga./Indeksonline/