Aksident në magjistralen Deçan–Pejë, përfshihen tri automjete

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Raushiq, përgjatë magjistrales Deçan–Pejë.
Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa në vendin e ngjarjes shihet se ka dëme materiale të konsiderueshme.
Ende nuk është konfirmuar nëse ka persona të lënduar./IndeksOnline/