75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 17 Prill 2025 / FR

Aksidenti midis tri veturave në magjistralen Deçan-Pejë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:50 në magjistralen Deçan-Pejë, saktësisht në fshatin Raushiq.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Rugova, bëri të ditur se si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një person ku është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 08:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Raushiq- Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 1 person ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar me autoambulancë në emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/