75 Mall Live Search
10:55 / E Diele, 20 Prill 2025 / Gj. Sh

Raphinha pasi arriti 50 gola me Barcelonën: Është shumë e veçantë, as në ëndërr se kisha imagjinuar

Me dy golat e shënuar mbrëm ndaj Celta Vigos, Raphinha ka arritu në 50 sosh me fanellën e Barcelonës.

Braziliani pas ndeshjes tha se kjo është është diçka shumë e veçantë dhe këtë s ekishte imagjinuar as në ëndrrat më të mira, shkruan IndeksOnline.

“Të shënosh 50 gola me Barcelonën, në më pak se 3 vite këtu, është diçka shumë e veçantë për mua.Sinqerisht, edhe në ëndrrat e mia mq të mira kurrë nuk e kisha imagjinuar se kjo ishte e mundur.”, ka deklaruar Rahphina.

Kur jemi afër përfundimit të sezonit, Barcelona është në garë për tre trofe, La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, derisa Raphina ka thënë se do të luftojnë për të fituar tripletën.

“Ne luftojmë për të fituar gjithçka. Pavarësisht se çfarë ndodh gjatë lojës, ne kurrë nuk do të dorëzohemi.”, ka thënë braziliani./IndeksOnline/