75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 20 Prill 2025 / G T

Titulli është nisur drejt “Anfield”, Liverpooli fiton ndaj Leicester Cityt

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Leciester Cityt, e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi anglez, Trent Alexandr-Arnold, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, “The Reds” pothuajse e kanë siguruar titullin kampion për sezonin 2024/25.

Ekipit të Arne Slot i duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion matematikisht dhe këtë mund ta bëjnë javën tjetër në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur./Indeksonline/