75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 24 Prill 2025 / G T

Edhe kjo ndodhi / Trajneri Inzaghi i kërkoi gjyqtarit të katërt të mos jepte minuta shtesë në derbi

Skuadra e Interit mbrëmë u mposht 3:0 nga rivali lokal, Milani në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet trajneri Simone Inzaghi duke i bërtitur gjyqtarit të katërt, shkruan Indeksonline

Trajneri i Interit ishte duke i thënë gjyqtarit të katërt të mos jepte minuta shtesë në këtë ndeshje, pasi skuadra e tij tashmë ishte duke humbur me shifrat 3:0, dhe ashtu ndodhi!

Kjo video ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale dhe sigurisht që Inzaghi dhe lojtarët e tij donin sa më parë të përfundonte takimi shkaku i rezultatit që ishte në fushë./Indeksonline/