75 Mall Live Search
09:54 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / G T

Evertoni nuk e do blerjen e Armando Brojës, nisë të interesohet për sulmuesin e Monaco-s

Everton po planifikon të nënshkruajë me një sulmues të ri këtë verë dhe gjuetia e tyre është duke ecur mirë, me yllin e Monacos, Mika Biereth, një nga emrat në listën e tyre të ngushtë.

David Moyes mund të humbasë dy nga qendërsulmuesit e tij këtë verë, me kontratën e Dominic Calvert-Lewin që skadon në fund të qershorit dhe sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja pritet të kthehet në Chelsea sapo të përfundojë huazimi.

“TEAMtalk” zbuloi se Everton është i interesuar për yllin e Monacos, Biereth dhe ka dërguar skautë për ta parë atë në shumë raste këtë sezon./Indeksonline/