75 Mall Live Search
19:52 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / Gj. Sh

Tensione e përleshje para finales, digjet fanella e Mbappes, arrestohen pesë tifozë

Tenisonet para finales së ”El Clasicos” po rriten.

Raportohet se gjatë ditës së sotme ka pasur edhe përleshje mes tifozëve të Realit dhe Barcelonës, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, ka edhe të arrestuar.

Policia spanjolle ka arrestuar tre tifozë të Barcelonës dhe dy të Real Madridi.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se tifozët e skuadrës katalanase kanë djegur fanellën e Kylian Mbappes, në sheshin ”Plaza Nueva” të Sevillas.

Kujtojmë që finalja e Copa del Rey do të nis nga ora 21:00./IndeksOnline/