Haziri para vazhdimit të seancës: Situatë e neveritshme, presidentja duhet të rrijë në këndin e vet s’duhet të përzihet

Deputeti i LDK-së Lufti Haziri para vazhdimit të seancës konstituive tha se situata e krijuar sa ai përket konstituimit të Kuvendit, është bërë e neveritshme.
“Është bërë situatë e neveritshme. E drejta politike për të propozuar nuk do të thotë e drejtë absolute. Ose duhet të kërkohet një mundësi, të ndertohet një konsensus ose marrëveshja politike është e pritshme, do të duhej me ndodh. Kjo s’po ndodh vazhdojmë”, tha Haziri.
Ndërsa tha se presidentja Osmani nuk duhet të përzihet në këtë situatë.
“Presidentja për mendim timin nuk ka asnjë detyrë. E ka detyrë kushtetuese që duhet të garantojë funksionimin e institucionit. Por ajo nuk garanton konstituimin e legjislativit, sepse duhet të votojnë 120 deputetë. Ajo duhet të rrijë në këndin e vet, nuk duhet të përzihet. Nuk mund të negociojë në emër të një partie, as të bëjë veprime politike. Veprimet politike i ka dikush tjetër”, tha Haziri./Indeksonline/