75 Mall Live Search
19:48 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Marrëveshja për detin me Greqinë, reagon për herë të parë presidenti Meta

Presidenti i Republikës ka reaguar për herë të parë në lidhje me marrëveshjen që ka firmosur Shqipëria me Greqinë.

Meta shkruan se e ka ndjekur më shumë vëmendje këtë situatë, por jo me nxitim.

Më tej presidenti deklaron se ai do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike për këtë çështje.

Reagimi i plotë i Metës

Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndesishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë.

ILIR META