75 Mall Live Search
20:33 / E Diele, 04 Maj 2025 / G T

Antony me një eurogol i “përshëndetë” tifozët e Manchester Unitedit

Skuadra e Real Betis ka shënuar fitore të madhe në javën e 34-të në La Liga, pasi mposhti 1:2 Espanyolin.

Golin e fitores për ekipin mysafir e shënoi Antony në minutat e fundit, shkruan Indeksonline

Sulmuesi i huazuar nga Manchester Unitedi realizoi një eurogol të vërtetë, duke ia “prishur” merimangat portierit kundërshtar.

Me këtë fitore Betis i afrohet zonës së Champions League, pasi tani është në pozitën e 6-të me 57 pikë, vetëm një më pak se Villarreal në pozitën e 5-të (58)./Indeksonline/