Barazohet seria e finales, Trepça shënon fitore ndaj Bashkimit në ndeshjen e dytë

Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit, në ndeshjen e dytë finale të play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Rezultati përfundimtar në palestrën ”Minatori” ishte 79-73, shkruan IndeksOnline.
Dy basketbollistët e Trepçës, Tekele Cotton dhe Michael Myres Jr ishin më të dalluarit në ndeshje, me nga 22 pikë të shënuara.
Te Bashkimi u dalluan Lejson Zeqiri dhe Dirk Williams, me nga 16 pikë secili.
Ndeshja e tretë finale zhvillohet ditën e diel, në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren./IndeksOnline/