75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 09 Maj 2025 / G T

Portieri i Kosovës U19 largohet nga Monchengladbach, nënshkruan kontratë profesionale me skuadrën e re

Lindsay Gutaj është larguar nga skuadra e Monchengladbachut në grupmoshat U19 dhe është bërë menjëherë me ekip të ri.

18-vjeçari ka firmosur kontratë profesionale me skuadrën e Nurnbergut deri në vitin 2029, shkruan Indeksonline

Nurnberg i ka premtuar portierit kosovar edhe minuta me ekipin e parë.

Gutaj do i bashkohet klubit të Nurnbergut në qershor të këtij viti, menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual./Indeksonline/