75 Mall Live Search
11:22 / E Premte, 16 Maj 2025 / k.v

Aksident i rëndë trafiku në Shipol, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol të Mitrovicës, ku janë përfshirë katër automjete, transmeton IndeksOnline.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’. Në ngjarje janë përfshirë katër automjete dhe përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime”, deklaroi Zahiti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë ende e ditur./IndeksOnline/