75 Mall Live Search
17:36 / E Premte, 16 Maj 2025 / Gj. Sh

E kryer, Reali pajtohet me të gjitha detajet për transferimin e Dean Huijsen

Dean Huijsen do të jetë blerja e radhës e Real Madridit.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, klubi mbretëror pajtohet me të gjitha detajet e marrëveshjes për mbrojtësin spanjoll, shkruan IndeksOnline.

20-vjeçari aktualisht po i nënshtrohet testeve mjekësore në Angli e pastaj do të niset drejt Spanjës, për ta zyrtarizuar transferimin.

Hujisen pritet të nënshkruaj një marrëveshje pesë vjeçare me Realin, derisa ”Los Blancos” do të paguajnë 50 milionë euro te skuadra e Bournemouthit./IndeksOnline/