Thaçi: Gjykata është imponuar, por duhet gëlltitur për ta ruajtur partneritetin me SHBA,BE e NATO
(I plotësuar)-Thaçi ndër të tjerash ka theksuar se nuk mendon se ka qenë dikush më i qartë se ai sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale.
“ Unë nuk mendoj se ka qenë dikush më i qartë se unë. Prej fillimit të diskutimit të këtij procesi e kam thënë si në 2015-ën edhe sot është padrejtësi historike themelimi i Gjykatës Speciale. Në veçanti kur Tribunali i Hagës veç është mbyllur. Mbi te gjitha Kosova ka kaluar te ky Tribunal, te UNMIK te EULEXi. Kosova është mbrojte përballë Millosheviqit. Dhe vjen një raport me i rëndësishëm sesa 400 masakra të kryera në Kosovë. Por duke pas parasysh rrethanat që janë krijuar dhe pozicionin e shtetit tonë e ruajtjen e partneritetit me NATO-n SHBA-ne kam marrë përgjegjësinë që të diskutojmë të gjitha mundësitë e atij raporti për mua fantastiko-shkencor”, ka thënë Thaçi, transmeton Indeksonline.
Ai ndër të tjerash ka theksuar se ka marrë përgjegjësi për të biseduar me Bashkimin Evropian sepse sipas tij nuk ka çfarë të fshihet.
“ Kam marrë përgjegjësi të bisedoj me BE-në sepse nuk kemi pasur çka të fshehim. Kushdo që është akuzuar nga EULEX,UNMIK-u, as nuk kane ikur e as fshehur. Janë dorëzuar vullnetarisht dhe janë dalë të pafajshëm”,ka shtuar ai.
“ Por një e vërtetë është, askush nuk mund ta shkruaje historinë, ushtarët komandantët e UÇK-së kanë zhvilluar luftë të drejte. E kuptojmë se është e padrejtë por duhet ta gëlltisim për ta ruajtur partneritetin me SHBA, NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/
…………………………………………………
Thaçi përmend të arriturat e vendit, lavdëron EULEX-in (Video)
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës është përvjetor i rëndësishëm për Kosovën.
Thaçi në një konferencë për media duke folur në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka listuar disa prej atyre që ai i ka cilësuar si të arritura.
“10 vjetor i rëndësishëm për vendin, shoqërinë, për të arritur tona por edhe i momentit të reflektimit, lëshimet dhe dobësitë që kanë ndodhur dhe për mundësinë e evitimit të tyre dhe lëvizjes përpara. Këto 10 vjet kanë qenë vite të progresit të gjithanshëm, të konsolidimit të brendshëm dhe jashtëm shtetëror, të 115 njohjeve ndërkombëtare, të anëtarësimit të Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, të vazhdimit të zhvillimi ekonomik, vite të ndryshimit të Kosovë për të mirë, vite të vazhdimit të reformave në ekonomi, politikë dhe legjislacion”, ka thënë Thaçi.
“Kanë qenë vite të thellimit të partneritetit me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n. Kanë qenë vite të shtensionimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, të arritjes së marrëveshjes për paqen, implementimit të shumë marrëveshjeve, përmirësimi të gjendjes në veri, vite të përpjekjeve të përbashkëta vendore edhe ndërkombëtare”, ka shtuar Thaçi.
Ndër të tjera, i pari i vendit ka thënë se 10 vjetori i Pavarësisë është një rrugëtim i përbashkët i politikës, institucioneve dhe qytetarëve, njofton Klan Kosova.
“Dua të potencoj se falë punës së përbashkët në Kosovë, institucionet vendore edhe me konsultim me Bashkësinë Ndërkombëtare, kemi arritur që të përmbyllim mbikqyrjen ndërkombëtare të Pavarësisë. Në këtë periudhë është ruajtur bashkëpunimi i ngushtë me mekanizmat ndërkombëtarë, EULEX-i pavarësisht lëshimeve ka bërë punë të mirë, por gjithmonë duke pasur parasysh është koha që autoritetet vendore t’i marrin parasysh përgjegjësitë që ju takojnë. Këto 10 vjet janë bërë investime të shumta në të gjitha sferat shoqërore, ka qenë rrugëtim i përbashkët i politikës, institucioneve dhe qytetarëve për ndërtimin e Kosovës së re, evropiane dhe multi-etnike”, ka vazhduar Thaçi./Indeksonline/