75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 19 Maj 2025 / L K

A ka pasur ndikim nga kreu i federatës? Flet ish-gjyqtari Jakup Musolli

Ish-gjyqtari i futbollit, Jakup Musolli ka qenë i ftuar dje në Tëvë1 për të folur për dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar.

Musolli ka thënë se në 25 vjet të karrierës së tij, ai kurrë nuk është thirrur nga kreu i FFK-së për të ndikuar në rezultatet e ndonjë skuadre.

“25 vjet në karrierën time si gjyqtar, kurrë Agim Ademi nuk më ka thirrur që të ndihmojë këtë apo atë skuadër. Është e papranueshme të akuzohet kryetari se ka ndikim te gjyqtarët”, ka thënë Musolli.