Trajneri i skuadrës së njohur evropiane lë punën, për t’i qëndruar pranë partners që po lufton me kancerin

Will Still në moshën 32-vjeçare, ka vendosur ta lërë mënjanë karrierën e tij premtuese si trajner për t’u përballur me ndeshjen më të rëndësishme jashtë fushës.
Trajneri belg ka njoftuar largimin e tij nga RC Lens me qëllim kthimin në Angli për të qenë me partneren e tij, gazetaren e Sky Sports-it, Emma Saunders, e cila po kalon një periudhë të rëndë pas diagnostifikimit me kancer.
“Dua të kthehem në Angli për disa arsye, por kryesore është të jem pranë partneres sime”, shpjegoi ai emocionalisht në një konferencë shtypi.
Disa media raportojnë se ai është në bisedime të avancuara me Southamptonin, të cilët po kërkojnë një zëvendësim për Ivan Juriq.
Nëse rikthimi i tij në stol konfirmohet, ai do të jetë shumë më afër Emmës, pa pasur nevojë të zgjedhë midis thirrjes dhe dashurisë së tij./Indeksonline/