75 Mall Live Search
16:21 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / Gj. Sh

Reagimi i Cherki-t kur kuptoi se është ftuar nga Kombëtarja e Francës (VIDEO)

Rayan Cherki ka pranuar për herë të parë ftesë nga Kombëtarja e Futbollit të Francës.

Futbollisti i Lyonit, i është gëzuar kësaj ftese nga Didier Deschamps, ku festa e tij shihet edhe nga një video të publikuar nga klubi francez, shkruan IndeksOnline.

Mesfushori 21-vjeçar nuk mundi të fshihte gëzimin derisa përmendet emri i tij.

Cherki flitej se do t’i bashkohej Algjerisë por ftesa e Deschamps me sa duket i ndryshoi mendjen.

Ai ka pasur një sezon fantastik me Lyonin, duke shënuar 12 gola dhe ka bërë 20 asistime./IndeksOnline/