75 Mall Live Search
21:42 / E Premte, 23 Maj 2025 / Gj. Sh

Ronaldo shet aksionet e Valladolidit

Legjenda braziliane, Luis Nazario De Lima Ronaldo, ka shitur aksionet e skuadrë Real Valladolid.

Këtë e ka konfirmuar klubi spanjoll përmes një komunikate për media, shkruan IndeksOnline.

”Kryetari i Bordit të Drejtorëve dhe aksionari kryesor i Real Valladolid Club de Fútbol, ​​Ronaldo Luis Nazário de Lima, njofton nënshkrimin e një marrëveshjeje për transferimin e aksioneve kryesore të Klubit te një grup investimesh nga Amerika e Veriut me mbështetje financiare nga një fond evropian.”, thuhet në njoftim.

Ndërsa gaztea ”marca” ka zbuluar se shuma e transaksionit të shitjes është 50 milionë euro.

Ronaldo aksionet e Valladolid i ka shitur te një fondi investimi në Amerikën e Veriut, i quajtur ”Ignite”.

Kujtojmë që Ronaldo bleu 51% të aksioneve të Real Valladolid gjatë vitit 2018, për një shumë prej 30 milionë euro./IndeksOnline/