Ronaldo ka dy oferta në tavolinë, një për të qëndruar dhe një për t’u larguar

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Al-Nassr është e paqartë.
Kjo vjen pas dështimit të Al-Nassr për të fituar ndonjë trofe të rëndësishëm si në Arabi apo edhe në garat aziatike.
Dhe skuadra “Verdhekaltër”, po përballet me një largim të Ronaldos pasi që ky i fundit kishte bërë një postim pas ndeshjes ndaj Al-Fateh, ku sinjalizoi largimin e tij.
Siç raporton “Footmercato”, “CR7” ka dy oferta në tavolinë, atë të vazhdimit të kontratës me Al-Nassr si dhe ofertën për t’ju bashkuar rivalit në ligën saudite, Al-Hilal.
Te Al-Hilal, ka mundësinë për të luajtur në Botërorin e Klubeve e cila do të nis në qershor dhe në rast të transferimit te Al-Hilal, atë e pret ndeshja ndaj ish-skuadrës së tij, Real Madridit.
Ndonëse Al-Nassr, nuk arriti të fitonte ndonjë trofe këtë sezon, Ronaldo arriti të fitonte përsëri “Këpucën e Artë”, duke shënuar 25 gola gjithsej./IndeksOnline/