Manchester United aktivizon klauzolën për blerjen e yllit të Wolves

Manchester United është afër të zyrtarizojë blerjen e parë për sezonin e ardhshëm.
“Djajtë e Kuq”, kanë aktivizuar klauzolën e lirimit prej 62.5 milionë funtesh të Matheus Cunha-s, me yllin e Wolves që tani pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore. “Djajtë e Kuq” dështuan me një ofertë të guximshme hapëse, por kanë rënë dakord me kushtet e përcaktuara nga skuadra e Midlands.

Kushtet personale ishin rënë dakord tashmë dhe braziliani tani është afër një transferimi në Old Trafford. Cunha luajti shumë mirë në betejën e suksesshme të Ëolves për të shmangur rënien këtë sezon.
Cunha këtë sezon shënoi 17 gola dhe shtoi gjashtë asiste për të fituar çmimin e Lojtarit të Sezonit të Wolves. /IndeksOnline/