Lajm ‘bombë’ nga Italia, Leao pritet të transferohet në Napoli

Tashmë nuk është më befasi që Milan është i gatshëm të dëgjojë ofertat për yllin e tyre Rafa Leao.
Për sulmuesin portugez ka disa klube të interesuara, në mesin e tyre Bayern dhe Chelsea.
E gjata ditës Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Leao mund të transferohet te rivalët e Milanit, raporton IndeksOnline.
Sipas këtij mediumi, Napoli është futur në garë për Leaon dhe bisedimet me Milanin pritet të fillojnë së shpejti.
De Laurentiis i ka premtuar Contes një buxhet prej 200 milionë eurove për merkaton e verës dhe Leao duket se është në mesin e dëshirave të Contes për ta sjell në sukadër. /IndeksOnline/