Chelsea ndaj Barcelonës me Enriquen trajner?
Janari negativ i Chelseat ( dy fitore nga nëntë takime ) ka shkaktuar alarm në klub dhe ka krijuar një sërë kritikash ndaj Antonio Contes.
Puna e trajnerit italian në stolin blu është në rrezik serioz, ndërsa mediat angleze raportojnë për një zëvëndësim të tij.
Në Angli janë të sigurtë që në fund të sezonit ndarja do të jetë e pashmangshme, madje nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë për çështje ditësh, e që Enrique të jetë i gatshëm për ndeshjën e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Ndërkohë poashtu Conte është favorit për stolin e kombëtarës së Italisë. Së paku kështu ka konfirmuar edhe Alessandro Costacurta. /IndeksOnline/