75 Mall Live Search
08:41 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / G T

Boban për situatën e Modriqit: Një ditë është në Miami, një ditë në Arabi… ende s’ka vendosur për të ardhmen!

Zvonimir Boban, presidenti më i ri i Dinamo Zagrebit ka folur për situatën e Luka Modriqit në “Sky Sport Italia”.

Dinamo ka shprehur interesim për mesfushorin kroat, por që ky i fundit duket se ka vendosur t’i bashkohet Milanit në Serien A, shkruan Indeksonline

Boban nuk e quan ende punë e kryer këtë transferim, pasi ende shpreson që lojtari mund të luajë për Dinamon.

“Ai është në Miami një ditë, pastaj në ditën tjeër thonë se është në Milan, apo në Arabi Saudite.

“Derisa ende nuk ka vendosur, unë s’dua të komentoj. Atij i duhet kohë për të marrë një vendim. Mendoj se Modriq mund t’i japë futbollit ende”, u shpreh Boban

Luka Modriq u largua nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, pasi kaloi disa vjet më të mira në karrierë, duke fituar shumë trofe./Indeksonline/