Apple financon serialin më të shtrenjtë, ku Aniston dhe Witherspoon do luajnë rolet kryesore
Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston, janë aktoret të cilat do të luajnë në serialin më të shtrenjtë në histori të njerëzimit.
Ky film do të jetë i zhanrit dramë të cilin do ta financojë kompania Apple.
Kjo ndodhi pasi që shtëpia e prodhimit të Witherspoon, ” Hello Sunshine”, e cila bërë edhe serialin “Male Lies”, i shiti Applet tre projekte të reja, që është një e treta e blerjeve së Apple TV.
Apple ka paguar 230 milionë euro, që është në të njëjtën kohë financimi më i shtrenjtë televiziv në histori.
Aniston dhe Witherspoon luajnë moderatoret e programit të mëngjesit ndërsa skenari parasheh dy sezone, secila prej tyre ka dhjetë episode.
Ndryshe, seria është shkruar nga ish-producentja e “House of Card”, Jay Carerson. /Indeksonline/