Unitedi i lë të lirë nëntë lojtarë, pas përfundimit të kontratave të tyre këtë muaj

Manchester Unitedi ka njoftuar se nëntë lojtarë do të largohen nga klubi, pas përfundimit të kontratave të tyre në fund të këtij muaji.
Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorimi kishte disa telashe me kontrata, të cilat duheshin zgjidhur gjatë kësaj vere.
Një numër i këtyre lojtarëve, si Jonny Evans dhe Christian Eriksen, veçse i kishin konfirmuar largimet e tyre, me mbrojtësin veteran Evans që po ashtu do të pensionohet nga futbolli.
Por, tani janë mësuar vendimet edhe për lojtarë tjerë të klubit.
Megjithatë, klubi është në bisedime me portierin e tretë të skuadrës, Tom Heaton për të vazhduar kontratën e tij.
Lojtarët e mëposhtëm, janë atë që janë lënë të lirë nga Unitedi:
Victor Lindelof
Jonny Evans
Christian Eriksen
Hubert Graczyk
Jack Kingdon
Sam Murray
Tom Myles
James Nolan
Tom Ëooster
Manchester Unitedi deri më tash ka konfirmuar nënshkrimin me Matheus Cunha, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Ëolverhamptonit.
Derisa raportohet se klubi i kuq nga Manchesteri është afër arritjes së marrëveshjes me Brentford, për transferimin e Bryan Mbeumo.