Rikthehet legjendari Totti, vetëm për një ndeshje
Francesco Totti do të rikthehet në fushën e gjelbërt për vetëm një ndeshje. Ish legjendari i Romës ka arritur në Rusi ku do të jetë pjesë e një ndeshje ku do të luajnë yjet e futbollit dhe shtypi lokal. Totti është pritur në Rusi në mënyrë madhështore.
“Italia dërgon yllin e saj” , “Legjenda po vjen”, “Kënaqësi ta kemi afër”, janë vetëm disa nga titujt e mediave ruse për praninë e Tottit.
Pjesë e kësaj ndeshje do të jenë edhe ish yje të futbollit si, Gaizka Mendieta , Vincent Candela, Frank De Boer, Jari Litmanen , Luigi Di Biagio , Kevin Kuranyi , Hristo Stoichkov , Stipe Pletikosa dhe William Gallas ./Indeksonline/