75 Mall Live Search
19:33 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / Gj. Sh

Zyratre: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

Llpai ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit Kushtrim Shabani.

Ai, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, shkruan IndeksOnline.

Shabani në dy vitet e fundity ishte pjesë e Gjilanit.

KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e Kushtrim Shabanit në shtëpi.

Shabani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin tonë, deri në qershor të vitit 2027.

Pas dy edicioneve të kaluara tek SC Gjilani, 28-vjeçari rikthehet në shtëpi, aty ku u formua si futbollist dhe ku si lider i ka prirë skuadrës drejt sukseseve.

I njohur për angazhimin maksimal dhe lidershipin në fushë, Kushtrimi rikthehet më i motivuar dhe më i gatshëm se kurrë për të dhënë gjithçka për fanellën bardhekaltër.

Me rikthimin e Shabanit në shtëpi, KF Llapi konfirmon ndërtimin e një skuadre me futbollistë me karakter, përvojë dhe cilësi që sezoni i ri të jetë i suksesshëm dhe objektiva të realizuara.”, thuhet në njoftimin e Llapit./IndeksOnline/