75 Mall Live Search
13:56 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / L K

Vajzat e 2 Korrikut – Kampione të Kosovës U17, kush janë meritorët

Në një sezon të mbushur me punë, përkushtim dhe ëndrra, vajzat e KF 2 Korriku kanë arritur majat, duke u shpallur kampione të Kosovës në kategorinë U17!
Ky titull është më shumë se një trofe – është shpërblim për orët e panumërta të stërvitjeve, për lodhjen që nuk u pa, për motivimin që nuk u shua, dhe për shpirtin luftarak që ato e mbajnë çdo herë në fushë.

Pas këtij suksesi qëndron Tina Kallaba bashkë e Ismail Berisha por një pjesë që nuk është parë nga të tjerë por është punuar edhe i ka dhënë drejtimin e duhur është edhe Trajneri Hivzi Ahmeti.

Me një qasje të veçantë, ai ka punuar në mënyrë individuale me disa lojtare, duke formuar jo vetëm futbolliste të zonja, por edhe vajza me karakter të fortë dhe vlera të larta ekipore.
Faleminderit gjithë prindërve, e sidomos Sedat Limanit që më ka besuar në këtë projekt.
KF 2 Korriku nuk është vetëm një klub, është një familje, një frymë që rritet bashkë me ëndrrën e këtyre vajzave të jashtëzakonshme e të cilat në vitet në vijim do ta dominojnë futbollin e femrave ashtu siq po dominon me kategoritë e djemëve.
Urime kampioneve – e ardhmja e futbollit është në duar të sigurta!