75 Mall Live Search
09:06 / E Premte, 20 Qershor 2025 / Z S

Bastet po i kushtojnë shtrenjtë Drake, humbi 8 milionë dollarë brenda 30 ditëve

Drake humbi 8 milionë dollarë në bixhoz vetëm brenda një muaji. Ai e zbuloi këtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reperi 38-vjeçar ndau një pamje të ekranit në Instagram që tregon aktivitetin e tij total të bixhozit gjatë një periudhe katër-javore.

Siç mund ta shihni në imazh, ai vuri bast 124,527,265 dollarë, duke regjistruar një humbje neto prej 8,235,686 dollarësh.

“Ne duhet të tregojmë anën tjetër të bixhozit… Humbjet janë të pabesueshme tani”, shkroi ai në historinë e tij në Instagram.