75 Mall Live Search
20:24 / E Hënë, 23 Qershor 2025 / Burim

Një person bie nga lartësia derisa ishte duke punuar në Prishtina, policia nis hetimet

Një person ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Prishtina e re, në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve  mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Rasti ka ndodhë në lagjen Prishtina e re, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë ajo për IndeksOnlnie.

Sipas saj, policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë. /IndeksOnline/