Arrestohet një person, organizoi bixhoz në lokalin e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Podujeve një të dyshuar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar bixhoz.
Gjatë aksionit si prova materiale janë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/