Partneriteti amerikano-kosovar, “Comodita” rikonfirmohet eksportuesi më i madh në Kosovë

Për dërgesat e produkteve më cilësore, edhe njëherë “Comodita” u zgjodh flamurtare në mesin e bizneseve të Kosovës. Emri i kompanisë gjigante kumboi për eksportin më të madh gjatë vitit 2024-të drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo u bë e ditur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të partneritetit SHBA-Kosovë, nga Oda Ekonomike Amerikane Kosovës, të Tregtisë pasditen e së hënës, ku pakrahasueshëm “Comodita” ishte e para.
Kjo ngjarje, i kushtohet enkas kompanive më prestigjioze që me punën e tyre kanë ndikuar pozitivisht në disa sfera.
Këto i përmendi i pari i Odës Ekonomike amerikane në Kosovë.
“Kompanitë kanë kontribuar në mënyre domethënëse në këtë partneritet mes tregtisë, investimeve, inovacionit dhe krijimit të vendeve të punës”, tha Zeka.
Partneriteti ekonomik mes SHBA-së dhe Kosovës, sipas tij del të jetë me rol kyç e jetik për marrëdhëniet mes vendeve.
“Vlerësimet më të rëndësishme shkojnë për importuesit e mallrave amerikane dhe eksportuesit kryesor. Këto biznese përfaqësojnë shtyllën kurrizore të marrëdhënies tregtare dypalëshe”, shtoi ai.
E pranishme në ceremoninë glamuroze qe edhe e ngarkuara me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

“Ndërsa festojmë këtu për këtë partneritet, le të rikonfirmojmë edhe angazhimin tonë për të ndërtuar një të ardhme me sukses dhe mundësi të përbashkëta. Së bashku ne mund të forcojmë në vazhdimësi lidhjet mes SHBA-së dhe Kosovës”, tha Prattipati.
Comodita vazhdon ta fitojë këtë çmim, tash e sa herë, duke konfirmuar se është eksportuesi më i madh në SHBA.