75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / k.v

Tentativë vrasjeje në Prishtinë, të shtënat kapen nga kamerat e sigurisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Prishtinë, ku një person ka shpëtuar pa lëndime pas një sulmi me armë zjarri, transmeton portali IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 01:32 të datës 2 korrik 2025, një mashkull kosovar ka njoftuar se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri nga një person me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.

Falë pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, policia ka arritur ta identifikonte të dyshuarin, i cili pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore./IndeksOnline/