Ferizaj: Një shtetasi maqedonas i vidhet vetura në venparkim

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në rrugën Gjon Sereqi në Ferizaj i është vjedhur vetura e tij.
Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka njoftuar se vetura ka qenë në parkim.
Në lidhje me rastin, policia ka nisur hetimet.
“Rr. Gjon Sereqi, Ferizaj / 02.07.2025 – 15:00. Ankuesi shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar policinë se nga vendparkimi i është vjedhur vetura e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/