Fifi publikon foto me nënën

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur me nofkën Fifi, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Pak orë më parë, ajo ka ndarë disa fotografi ku shfaqet më e lumtur se kurrë në krahët e nënës së saj.
Krahas imazheve, Fifi ka zbuluar se e quan të ëmën “Mbretëreshë”.
Të dyja, nënë e bijë, shihen brenda në veturë duke shijuar momentet së bashku në shoqërinë e njëra-tjetrës.
