75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / MSH

Xhuli kthehet 15 vjet prapa në kohë

Juliana Nura njihet për linjat e saj trupore.

Fitnesi dhe kujdesi fizik për Xhulin janë primare dhe këtë gjë ajo nuk e fsheh.

Madje, trupin e ndërtuar dhe muskujt e tonifikuar, Xhuli duket se i ka ndërtuar ndër vite, shkruan IndeksOnline.

Jo rrallë herë, Xhuli ka dëshmuar se është e apasionuar pas fitnesit dhe rezultatet e tij i shfaq edhe një fotografi e Xhulit, 15 vjet më parë.

Pjesë e një fotosesioni, mbi një motoçiklete sportive, trupit të Xhulit i merret lakmi.

“Oh, 15 vjet me parë”, shkroi Xhuli në fotografi.