Justin Bieber publikon albumin e ri “SWAG”

Justin Bieber ka publikuar albumin e tij më të ri.
Ylli i muzikës i befasoi të gjithë kur dje publikoi listën e këngëve, pasi askush nuk po e priste të vijë me një album të paparalajmëruar, shkruan IndeksOnline.
Pa i vënë datë, sot ai publikoi albumin me 21 këngë: disa solo e disa në bashkëpunim.
Albumi i 8-të i Bieber-it vjen në një periudhë polemikash për jetën e tij personale.
Në rrjete sociale, së fundmi kanë qarkulluar jo pak video që shpërfaqnin gjendjen e tij të rënduar mendore dhe emocionale, duke ngritur edhe dyshimet për abuzim me susbtanca narkotike./IndeksOnline/