Mërgimi merr për nuse Engjëllushen

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Engjëllusha Salihu, ka zgjedhur që dashurinë e saj trevjeçare me Mërgimin ta kurorëzojë me martesë, pikërisht sot në një ceremoni të bukur dhe plot emocion.
Çifti, më në fund po i thotë “po” njëri-tjetrit përjetësisht.
Dhe ashtu siç e do edhe zakoni dhe tradita shqiptare, Mërgimi tashmë e ka marrë për nuse Engjin, ndërsa atmosferën e gëzimit e ka mbushur prezenca e familjarëve, miqve të ngushtë dhe fytyrave publike.
Pamjet e para të çiftit janë publikuar, dhe Engjëllusha po shkëlqen me vellon e bardhë. Çifti duket më i lumtur se kurrë, duke shpërndarë me ndjekësit këtë moment të paharrueshëm.
Pamjet e dasmës i gjeni më poshtë!